Egnatia / Presidenti i FSHF, Armand Duka
Egnatia dhe Celje barazuan mbrëmjen e djeshme në ndeshjen e parë të turit të dytë kualifikues të Champions League. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Rrogozhinës, përfundoi 3-3 mes spektaklit.
Prezent në “Arena Egnatia” për të ndjekur nga afër këtë sfidë, ishte edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Kreu i FSHF-së ka reaguar në rrjetet sociale pas sfidës, duke përgëzuar ekipin rrogozhinas dhe tifozët.
“Krenar për atmosferën fantastike që krijuan tifozët në Rrogozhinë dhe për paraqitjen e Egnatias në një sfidë të fortë europiane. Barazimi 3-3 ndaj Çeljes lë gjithçka të hapur. Egnatia ka cilësinë dhe potencialin për të luftuar deri në fund për kualifikimin”, shkruan Duka.
Poll
