Egnatia
Egnatia ka mësuar kundërshtarin e saj të radhës në Nyon të Zvicrës, nëse ia del të fitojë edhe përballjen e raundit të dytë ndaj sllovenëve të NK Celjes.
Kështu, ekipi i drejtuar nga Nevil Dede do të ketë një tjetër duel “delikat” nëse kalohet edhe ky kundërshtar, për të vijuar rrugëtimin evropian në raundin e tretë. Nga rezultati që prodhoi pikërisht ky short, kampionët e Shqipërisë do të kenë përballë një mes Ararat Armenias dhe Shamrock Rovers.
Fillimisht, rrogozhinasit do të zhvillojnë të mërkurën, ndeshjen e kthimit ndaj sllovenëve të NK Celjes në “Arena Egnatia”, prej orës 21:00, ndërsa ajo e kthimit do të luhet në Slloveni më 28 korrik në orën 20:15.
Poll
