Drita
Drita dhe Kauno Zalgiris do të përballen mbrëmjen e sotme, në ndeshjen e kthimit të raundit të parë kualifikues të Champions League. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, nis në orën 20:00.
Një duel mjaft interesant, pasi kampionët e Kosovës kanë të gjitha gjasat të kualifikohen. Dueli i parë në transfertë përballë lituanezve, përfundoi me shifrat e barabarta 1-1.
Tashmë në Prishtinë, “Intelektualët” do të kërkojnë triumfin, që do t’i dërgonte në raundin e dytë kualifikues së Ligës së Kampionëve. Rezultati lë për të shpresuar dhe kampionët e Kosovës do të futen në fushë vetëm për triumf.
Poll
