Kauno Zalgiris - Drita
Drita ka barazuar përballë Kauno Zalgiris në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues në Champions League. Sfida e zhvilluar në Lituani, përfundoi me shifrat e barabarta, 1-1.
Golin e parë e shënuan të zotët e shtëpisë, që në minutën e 24-t me anë të Benchaib. Ndërkohë që për të barazuar shifrat, lideri i kampionëve të Kosovës, Blerim Krasniqi në minutën e 82-të.
Kështu, gjithçka do të vendoset në ndeshjet e kthimit. Akti i dytë do të luhet më 14 korrik, duke nisur prej orës 20:00. Ajo sfidë do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.
Goli i Blerim Krasniqit (Kauno Zalgiris 1-1 Drita)
Poll
