PSG është kampione në Champions League për edicionin 2025-2026. Parisienët mposhtën pas 10 penalltive Arsenalin, ndërsa koha e rregullt përfundoi 1 – 1.
“Topçinjtë” e nisën sfidën në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shënuar që në minutën e 6-të me Kai Havertz. Në vazhdimësi, londinezët mbrojtën avantazhin me fanatizëm, por deri në minutën e 65-të, ku Dembele barazoi shifrat.
Gabimi trashanik nga mbrojtësi Mosquera, teksa shkaktoi penallti, i “prishi” ndeshjen dhe strategjinë ekipit të tijë. As kohët shtesë nuk e përcaktuan fituesin.
“Ruleta ruse” i shkoi PSG-së, ku Goncalo Ramos, Doue, Hakimi dhe Berlado u treguan të saktë (gaboi vetëm Mendes), kurse penalltinë finale te Arsenali e humbi mbrojtësi brazilian Gabriel.
Hera e dytë radhazi që Parisi fiton Champions League, ndërsa për “Topçinjtë” ishte hera e dytë që shkonin në finale, ende pa triumf.
PSG 1 (4 p) - 1 (3 p) Arsenal (Dembele 65'/Havertz 6')
PSG fiton 4 - 3 me penallti, gabon Gabriel.
120+2' - Penalltitë do të vendosin fituesin, 1 - 1.
105' - Starton shtesa finale.
105+3' - Ende 1 - 1, mbyllet shtesa e parë.
90' - Fillon koha shtesë.
90+8' - Nuk ka fitues në kohën e rregullt, ndeshja shkon në shtesë.
65' - PSG "ç'kodon" Arsenalin e "hekurt", Dembele barazon rezultatin.
46' - Starton pjesa e dytë.
45+7' - Mbyllet pjesa e parë, po vendos goli i Havertz.
6' - Gjermani Havertz shtang PSG-në dhe portierin Safonov me majtën "vrastare".
1' - Nis finalja e Champions League PSG - Arsenal në stadiumin "Puskas Arena".
FORMACIONET ZYRTARE
PSG (4-3-3): Safonov; Mendes, Pacho, Marquinhos, Hakimi; Neves, Vitinha, Ruiz; Kvaratskhelia, Dembele, Doue.
Trajner: Luis Enrique.
Arsenali (4-3-3): Raya; Mosquera, Saliba, Gabriel, Hincapie; Odegaard, Rice, Leëis-Skelly; Saka, Havertz, Trossard.
Trajner: Mikel Arteta.
Champions League: Finale
Stadiumi: “Puskas Arena”
Arbitër: Daniel Siebert
