Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

VIDEO/ Egnatia e Nevil Dedes SPEKTAKOLARE në Champions League! Dominim mes 7 golave në Rrogozhinë, kampionët e Shqipërisë sigurojnë kualifikimin

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Egnatia e Nevil Dedes SPEKTAKOLARE në Champions League! Dominim mes
Egnatia - Petrocub

Pas barazimit 1-1 në duelin e parë, Egnatia ka fituar përballë Petrocub, ndeshjen e kthimit të raundit të parë kualifikues të Champions League. Sfida e zhvilluar në Rrogozhinë, përfundoi 6-1.

Rrugën e rrjetës e gjetën Bitri, Albanese, Yago, Bakayoko dhe Ildi Gruda, ndërsa një prej golave të Egnatias, ishte autogol nga Platica i Petrocub. Për këta të fundit, golin e nderit e shënoi Rotaru.

Kështu, Egnatia kualifikohet për në raundin tjetër të UEFA Champions League. Aty, “djemtë” e Nevil Dedes e kanë shumë të vështirë në letër, pasi përballen me sllovenët e Celje.

Egnatia 6 – 1 Petrocub (7-2) (Bitri 2', Albanese 30', Platica *ag* 44', Yago 59', Bakayoko 84' / Rotaru 65')

Champions League: Raundi 1 kualifikues, ndeshje kthimi
Stadiumi: “Arena Egnatia”
Arbitër: Philip Farrugia (Maltë)

FORMACIONET ZYRTARE:
EGNATIA: Dajsinani, Yago, Xhemajli, Bitri, Sota, Jaime, Kryeziu, Fernando, Loukili, Bakayoko, Albanese. Trajner: Nevil Dede.
PETROCUB: Avram, Puscas, Jardan, Guera Djou, Cucos, Pascari, Rotaru, S.Platica, Popescu. Trajner: Shota Makharadze.

LIVE:
90+3' Mbyllet 6-1 ndeshja.
90' GOL EGNATIA! Shënon Gruda.

84' GOL EGNATIA! Shënon Bakayoko.

65' GOL PETROCUB! Shënon Rotaru.

59' GOL EGNATIA! Shënon Yago.

45+3' Mbyllet 3-0 pjesa e parë.
44' GOL EGNATIA! Shënon autogol Platica.

30' GOL EGNATIA! Shënon Albanese.

20' Puskas tenton nga distanca, Dajsinani i vëmendshëm.

2' GOL EGNATIA! Shënon Bitri.


1’ Shkelmohet topi i parë në Rrogozhinë, nis dueli i kthimit mes Egnatias dhe Petrocub.

Poll

Lexo gjithashtu