Egnatia
Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, Egnatia dhe Petrocub do të përballen këtë të mërkurë në sfidën e kthimit, të raundit të parë kualifikues në Champions League.
Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Arena Egnatia” në Rrogozhinë, do të nisë në orën 21:00. Ndërkohë që klubi i Superiores, ka dhënë një lajm mjaft të bukur.
Sipas njoftimit të Egnatias, Tribuna A e stadiumit është “sold-out”. Pra çdo biletë e atij sektori, është shitur. Kjo tregon interesin e lartë të tifozëve dhe mbështetje për Egnatian pritet të jetë e madhe, sigurisht një plus për rrogozhinasit.
View this post on Instagram
Poll
