Elseid Hysaj mund të mbetet përsëri në Serie A. Sipas raportimeve të fundit nga eksperti i merkatos Gianluca Di Marzio, klubi i Lecces është vënë në lëvizje për të siguruar shërbimet e mbrojtësit shqiptar, pas largimit të Ylber Ramadanit drej Superligës turke.
Hysaj i cili aktualisht është lojtar i lirë pas eksperiencave të tij të mëparshme me Lazion dhe Napolin, është bërë një objektiv konkret për skuadrën puljeze. Sipas raportimive palët janë në kontakte të vazhdueshme dhe bisedimet janë duke përparuar, me shpresën për të arritur një akord përfundimtar.
Nëse transferimi finalizohet, Lecce do të fitonte një futbollist me eksperiencë të madhe në elitën e futbollit italian duke përforcuar ndjeshëm krahun e mbrojtjes për sezonin e ri.
View this post on Instagram
