Ervin Skela
Në prag të sezonit të ri 2026-2027, klubi i Lens në Ligue 1 franceze, ka prezantuar trajnerin dhe stafin e ri. Në pozitën e trajnerit kryesor do të jetë Dino Toppmoller. Përsa i takon listës së ndihmësve të Toppmoller, bën bujë prezenca e Ervin Skelës.
Për ish-mesfushorin e Kombëtares shqiptare, kjo është hera e parë në këtë detyrë për klube profesioniste, pasi më herë ka qenë në pozitën e ndihmësit te moshat e Eintrahcht Frankfurt.
Në edicionin 2025-2026, Lens e mbylli Ligue 1 në vendin e 2-të, pas PSG-së kampione, çka do të thotë prezenca në Champions League.
Poll
