Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

E BUJSHME/ Talenti i Kombëtares lë Anglinë për gjigantin e Greqisë, gati “përplasja” me Strakoshën dhe Pilon

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Talenti i Kombëtares lë Anglinë për gjigantin e
Aidon Shehu

Aidon Shehu do të largohet nga Hull City dhe me gjasë, hapi i tij i radhës do të jetë në Greqi. Siç raporton korrespondenti i ekipit, Barry Cooper, mesfushori është shumë pranë kalimit tek Panathinaikos, të cilët kanë lëvizur për ta afruar në gjirin e tyre 19-vjeçarin e talentuar.

Mësohet se drejtuesit e klubit grek do të paguajnë në arkat e anglezëve 3 milionë euro. Fillimisht, plani është për ta blerë përfundimisht kartonin e tij, e më pas për ta dërguar me formulën e huazimit tek një skuadër tjetër, për të fituar më shumë hapësira.

Nëse ky kalim do të finalizohej, Shehu do të ndizte akoma dhe më shumë derbin e Greqisë mes Panathinaikos edhe AEK-ut të Athinës, pasi kujtojmë se tek këta të fundit, aktivizohen dhe dy futbollistët e ekipit të parë të Kombëtares, portieri Thomas Strakosha dhe mbrojtësi Stavro Pilo.

Sa i takon prezencave me Kombëtaren U-21, 19-vjeçari është paraqitur në 10 ndeshje duke shënuar 1 gol dhe për trajnerin Alban Bushi, ai konsiderohet një element i "çmuar" në mesfushë.

Poll

Lexo gjithashtu