Arman Durmishi
Arman Durmishi spikati këtë sezon që sapo lamë pas me 13 gola të shënuar dhe 2 asiste, në 35 paraqitje të zhvilluara me Juventusin e moshave.
Paraqitje me nivel dhe tregues të qartë që tek “Zonja e Vjetër” po vijon rritjen eksponenciale një sulmues me një nuhatje të frikshme të golit.
Këtë e vërteton dhe një postim i klubit bardhezi në rrjetet sociale, ku ndan me tifozët golat më të bukur të shënuara nga shqiptari i talentuar këtë edicion në Primavera 1.
“Na thoni, cili është i preferuari juaj”, shkruan Juventus në këtë postim dedikuar sulmuesit 18-vjeçar. Si duket, bardhezinjtë e kanë kuptuar se çfarë elementi i çmuar, brenda familjes.
Poll
