Sipas gazetarit italian, Marco Conteiro, klubi i Lecces ka shfaqur interesim për sulmuesin anësor të Dinamo Zagreb, Arbër Hoxha.
Lojtari i Kombëtares ka kontratë me kryeqytetasit e Zagrebit deri në verën e vitit 2029, por detaji që mund të ndryshojë gjithçka përkon me ofertën që mund të vijë në adresim të klubit kroat për shërbimet e 27-vjeçarit.
Nëse Lecce ia del të transferojë Hoxhën, do të krijojë një “koloni” shqiptarësh, pasi aty inkuadrohet edhe Ylber Ramadani e Medon Berisha, dy futbollistë të tjerë që bëjnë pjesë te Kombëtarja.
Vlen të përmendet se disa muaj më parë u përfol interesimi nga Hull City në Angli, por që nuk pati lëvizje konkrete, sikurse së fundmi “pista” e Widzew Lodz në Poloni.
???????? Il #Lecce per l'attacco è su Arber Hoxha della Dinamo Zagabria
— Marco Conterio (@marcoconterio) June 29, 2026
Attaccante ed esterno offensivo sinistro, 7 gol e 7 assist in campionato nell'ultima stagione, è già stato trattato dai salentini a gennaio #DinamoZagreb pic.twitter.com/WKj3bScdB4
