Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

Rikthim spektakolar me gol në Shqipëri, Ardit Nikaj “ndez” Elbasanin: Kisha kohë që e prisja këtë ndeshje, do ia arrijmë qëllimit

Shkruar nga NEWSPORT
Rikthim spektakolar me gol në Shqipëri, Ardit Nikaj “ndez”
Ardit Nikaj

Pas aventurës te Wisla në Poloni, ish-sulmuesi i Vllaznisë, Ardit Nikaj ka vendosur të bashkohet me Elbasanin. Shkodrani debutoi në mënyrë spektakolare me verdheblutë e drejtuar nga Ivan Gvozdenovic kundër BATE Borisov.

Ai shënoi golin e parë të ndeshjes ndaj rivalit bjellorus, ndërsa ishte rrezik konstant në portën mike. Ky takim vlejti për raundin e parë të Conference League

Kisha kohë që po e prisja këtë ndeshje. Jam shumë i lumtur, por kishim raste për të shënuar golin e 2-të apo të 3-të. Ky është futbolli. Besoj që do ia arrijmë qëllimit.

Mbrëmjet europiane kanë tjetër specifik. Hera e parë që po luajë në Conference League. Ekipi ka ndryshuar pak nga largimet e shumta, por ka pasur edhe afrime.

Skuadra më duket mirë, ama kërkon kohën e vetë, pasi edhe në fazën përgatitore nuk kemi bërë edhe shumë ndeshje miqësore”, u shpreh Nikaj.      

Poll

Lexo gjithashtu