Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

“Pjesa e parë shumë e mirë nga Elbasani”, Gvozdenovic optimist pavarësisht barazimit: Shanset 50-50, mos të harrojmë që u larguan 12 lojtarë

Shkruar nga NEWSPORT
“Pjesa e parë shumë e mirë nga Elbasani”, Gvozdenovic
Ivan Gvozdenovic

Trajneri i Elbasanit Ivan Gvozdenovic, ka folur për mediat pas barazimit 1 – 1 të verdhebluve karshi BATE Borisov, raundi i parë në Conference League:

“Mos të harrojmë BATE Borisov se çfarë rivali është. Pjesa e parë ishte shumë e mirë, pjesa e dytë e mirë. Ne ishim më afër për të fituar me rastet para porte. Gjithçka ishte e hapur, ky nuk është rezultat i keq.

Tani kemi një ndeshje tjetër në transfertë. E gjitha do jetë e hapur deri në sfidën e dytë. E gjitha është 50-50. Kemi të njëjtën cilësi si BATE.

Ata kanë avantazhin që po luajnë në kampionat. Jam i kënaqur me afrimet e reja. U larguan 12 lojtarë, nuk ishte pak. Gjithsesi afruam të tjerë, 6 lojtar me shumë cilësi. E gjitha ka të bëjë me kohën, pra se sa bashkëpunojmë me njëri-tjetrin”.

Poll

Lexo gjithashtu