Bruno Lulaj dhe ekipi i Elbasanit
Kapiteni i Elbasanit, Bruno Lulaj ka reaguar për media, pas barazimit me BATE Borisov, ndeshje në kuadrin e Conference League, raundi i parë.
“Ndeshjet europiane kanë tjetër specifik. BATE ka më shumë ritëm se ne, pasi po luajnë në kampionat. Pjesën e parë ishim shumë mirë, ndërsa në pjesën e dytë, ndikoi lodhja fizike.
Ishte gabim në vendosje të goli i pësuar. Lojtari i tyre erdhi nga vija e dytë. Në futboll ndodh, duhet të shikojmë përpara. Kemi edhe një ndeshje jashtë, do bëjmë maksimumin.
Takimi është i hapur me këtë rezultat. Sot krijuam shumë raste, do bëjmë gjithçka për kualifikim”, është shprehur Lulaj.
Poll
