Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

ZYRTARE/ Prishet kontrata, portieri i Kombëtares shqiptare largohet “rrufe” nga klubi

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Prishet kontrata, portieri i Kombëtares shqiptare largohet
Elhan Kastrati

Elhan Kastrati nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Eintracht Braunschweig. Klubi i Bundesliga 2 të Gjermanisë dhe portieri 29-vjeçar, kanë rënë dakord për t’i dhënë fund bashkëpunimit.

Kujtojmë se gardiani i Kombëtares shqiptare u bashkua me gjermanët në gusht të vitit 2025, pasi mbylli aventurën italiane me Cittadella. Mirëpo, kjo lamtumirë me Braunschëeig vjen pas vetëm dy ndeshjes së luajtura.

Është vetë klubi gjerman që ka njoftuar largimin e Kastratit dhe ndërprerjen e kontratës. Braunschweig e falënderon portierin shqiptar, për kontributin e dhënë përgjatë një sezoni.

NJOFTIMI:

Luanët janë ndarë me portierin Elhan Kastrati. 29-vjeçari luajti dy ndeshje në ligë për verdheblutë sezonin e kaluar. Kontrata e tij tani është ndërprerë me marrëveshje të ndërsjellë. Të urojmë gjithë të mirat dhe shumë suksese në përpjekjet e tua të ardhshme, Eli!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Eintracht Braunschweig (@eintrachtbraunschweig1895)

Poll

Lexo gjithashtu