Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Goditja “BIG” e merkatos së verës, Sherif Kallaku braktis Vllazninë dhe rikthehet te Teuta

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Goditja “BIG” e merkatos së verës, Sherif Kallaku
Sherif Kallaku

Sherif Kallaku është lojtari më i ri i Teutës. Mesfushori 28-vjeçar vendosi që të largohej nga Vllaznia, për t’u rikthyer edhe një herë në Durrës, me fanellën e “Djemve të Detit”.

Për të siguruar shërbimet e tij, thuhet se klubi i Teutës ka shpenzuar 50 mijë euro. Ndërsa me durrsakët, vetë futbollisti në fjalë ka luajtur në periudha të ndryshme.

Ai ka luajtur më parë në vitet 2018-2020 dhe më pas në vitin 2021, një periudhë të shkurtës. Ai u rikthye përsëri në vitin 2023, duke luajtur gjysmën e dytë të sezonit. Pikërisht me skuadrën e Teutës, që asokohe drejtohej nga trajneri Edi Martini, mesfushori ka qenë protagonsit në Kupën e fituar, në sezonin 2019/2020.

Ndërsa tani, me një organikë krejtësisht të re dhe me trajner Edlir Tetovës, Kallaku transferohet te Teuta për objektiv madhor, titullin në Superiore.

Poll

Lexo gjithashtu