Diego Contreras
Diego Contreras është futbollisti më i ri i KF Arsimi. Sulmuesi 22-vjeçar ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me Partizanin, për të nisur rrugëtim të ri me klubin shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
Pavarësisht se kontrata e kolumbianit me Partizanin skadonte në verën e vitit 2029, erdhi largimi. Në sezonin e fundit me të kuqtë, 22-vjeçari fitoi dhe shpërbleu besimin e trajnerit Oltijon Kërnaja, duke qenë protagonist në disa ndeshje.
Ndërkohë që në njoftimin e klubit të Arsimit, theksohet se Contreras do të jetë me ta për një vit, pra deri në verën e vitit 2027.
View this post on Instagram
Poll
