Xhuljan Reçi me ekipin e Tiranës
Xhuljan Reçi i është bashkuar ekipit të Elbasanit. Pas një aventurë 3-vjeçare te Tirana, përgatitësi atletik ka vendosur që ta ushtrojë profesionin e tij, tek klubi “verdheblu” në Superiore.
Si përgatitës atletik, Reçi ka punuar vetëm te Tirana. Mirëpo, karriera e 29-vjeçarit si futbollist, ka emra të ekipeve si Lushnja, Korabi, Erzeni, Drini FK, Internacional Tiranë dhe Valbona.
Tashmë Reçi është gati për aventurën e re. Është vetë klubi i Superiores, Elbasani, që ka njoftuar nisjen e bashkëpunimit me përgatitësin atletik, me origjinë nga Peshkopia.
Poll
