Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Gianni Infantino i bën tjetër “nder” Leo Messit me shokë, FIFA pezullon me 2 ndeshje lojtarin e Anglisë

Shkruar nga NEWSPORT
Gianni Infantino i bën tjetër “nder” Leo Messit me
Leo Messi & Gianni Infantino

Anglia ka marrë një lajm të keq në prag të çerekfinales së Kupës së Botës 2026. FIFA ka pezulluar mbrojtësin Jarell Quansah me dy ndeshje pas kartonit të kuq të marrë në fitoren 3-2 ndaj Meksikës në fazën e 1/8-ave.

Quansah u ndëshkua me të kuq në pjesën e dytë për një ndërhyrje të rrezikshme ndaj Jesus Gallardos. Si pasojë, ai do të mungojë në çerekfinalen ndaj Norvegjisë në "Miami Gardens", por edhe nëse Anglia kualifikohet, do të mungojë edhe në gjysmëfinale.

Pikërisht në rast kualifikimi në gjysmëfinale, “3 Luanët” mund të përballen me Argjentinën. Por këta të fundit duhet të kalojnë pengesën e Granit Xhakës me shokët e tij te Zvicra.

FIFA konfirmoi se pezullimi u vendos për lojë të rëndë të palejuar. Vendimi vjen në një moment kur mënyra e trajtimit të kartonëve të kuq nga Komiteti Disiplinor është vënë në qendër të debatit, pas rastit të Folarin Balogun, dënimi i të cilit u reduktua.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka theksuar se komiteti vepron në mënyrë të pavarur dhe se çdo rast shqyrtohet sipas rregullave.

Poll

Lexo gjithashtu