Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

“Nëse shkoj në finale, dua ta fitoj”, Lamine Yamal “fshinë” Belgjikën dhe do triumfin: Cristiano Ronaldo…

Shkruar nga NEWSPORT
“Nëse shkoj në finale, dua ta fitoj”, Lamine Yamal
Lamine Yamal dhe Cristiano Ronaldo

Spanja sonte do të “përplas brirët” me Belgjikën për një vend në gjysmëfinalen e Kupës së Botës. Ylli iberikas, Lamine Yamal ka folur në mediat para ndeshjes, ndërsa i ka kushtuar më tepër rëndësi finales, Cristiano Ronaldos dhe Leo Messit, se sa Belgjikës rivale në këtë fazë. “Fitorja ndaj Portugalisë na jep besim për Belgjikën.

Për mua ishte, luzitanët ishin një nga tre ekipet më të mira të këtij Botërori. A jam unë në lartësinë e Messit, Cristianos e Neymar? Të gjithë e dinë kush është Messi, por askush nuk e priste që ai të luante në një nivel kaq të lartë. Jam shumë i lumtur për të.

Jam i lumtur edhe për Neymar e Cristianon. Ata kanë frymëzuar fëmijërinë e të gjithë atyre që luajnë tani. Nëse shkoj në finale, dua ta fitoj. Julian Alvarez tek Barcelona? Shpresoj që po. Ai i përshtatet shumë mirë stilit të Barcelonës”, u shpreh Yamal.

Edhe pse është inkuadruar me Spanjën në 5 ndeshje të Kupës së Botës 2026, 18-vjeçari ka shënuar vetëm 1 gol, deri tani larg pritshmërive.     

Poll

Lexo gjithashtu