Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

E BUJSHME/ Akuza për pastrim parash, FBI nis hetimet ndaj Federatës Argjentinase të Futbollit

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Akuza për pastrim parash, FBI nis hetimet ndaj Federatës
Ilustrim: Leo Messi - FBI

Ndërsa Argjentina vijon rrugëtimin në Kupën e Botës 2026, Federata Argjentinase e Futbollit është përfshirë në një hetim të autoriteteve amerikane për dyshime mbi parregullsi financiare dhe pastrim parash.

Sipas gazetës “La Nacion”, FBI-ja dhe Departamenti amerikan i Drejtësisë kanë nisur verifikimet për transaksione me vlerë mbi 300 milionë dollarë, duke kërkuar të zbulojnë nëse lëvizjet financiare të federatës nëpërmjet sistemit bankar amerikan përbëjnë shkelje të ligjit.

Raportohet se hetuesit kanë marrë në pyetje edhe biznesmenin Guillermo Tofoni, për të sqaruar mënyrën se si janë administruar kontratat tregtare ndërkombëtare të federatës. Deri tani nuk ka akuza zyrtare ndaj Federatës Argjentinase apo presidentit të saj, Claudio Tapia, ndërsa hetimet vijojnë.

Poll

Lexo gjithashtu