Përfaqësuesja e Zvicrës shkruajti historinë në Kupën e Botës, arritja për herë të parë në fazën çerekfinale. Helvetët mposhtën pas “ruletës ruse” Kolumbinë (koha e rregullt 0 – 0), ndërsa në fazën tjetër gjejnë kampionët në fuqi të Argjentinës.
Ndeshja do të zhvillohet në “Arroëhead Stadium”, Kansas, ndërsa kapaciteti shkon deri në 76.416 spektatorë. Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka ka dhënë përshtypjet e para në lidhje me sfidën karshi “Albiçelstët”.
“Argjentina është një skuadër e madhe me lojtarë të jashtëzakonshëm. Shpresoj që të gjitha polemikat që e kanë shoqëruar së fundmi të mos ndikojnë në ndeshjen mes Argjentinës dhe Zvicrës. Ne shpresojmë dhe presim që gjykimi të jetë i drejtë nga të gjithë zyrtarët e ndeshjes”, ishin fjalët e mesfushorit zvicerian.
