Çfarë po ndodhë me Brazilin? Kjo është pyetja që i shkon nëpërmend të gjithëve, pas asaj disfate turpëruese ndaj Norvegjisë, duke u eliminuar në fazën e 1/8-tave të Kupës së Botës.
Gjithçka u shkrumbua falë “bomberit” Erling Haaland, i cili vulosi përfundimisht turpin që po e shoqëron sot e 20 vite “Seleçaon”.
U emërua Carlo Ancelotti, me idenë se tekniku italian do të sillte përvojën e duhur për të arritur tek trofeu i 7-të. Megjithatë, si në çdo Kupë Bote që prej atij të vitit 2006, Brazili është “zhdukur” përballë të mëdhenjve të Europës dhe këtë e tregojnë statistikat e mëposhtme.
BRAZILI KUR LUAN ME EKIPET E EUROPËS:
Brazil 0-1 Francë – 1 korrik 2006.
Holandë 2-1 Brazil – 2 korrik 2010.
Brazil 1-7 Gjermani – 8 korrik 2014.
Brazil 1-2 Belgjikë – 6 korrik 2018.
Kroaci 1-1 Brazil (humb me penallti 4-2) – 9 dhjetor 2022.
Brazil 1-2 Norvegji – 6 korrik 2026.
View this post on Instagram
