Spanja ia doli që të kualifikohej në çerekfinalet e Botërorit 2026, pasi mposhti me shifrat 1-0 Portugalinë. Golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi Mikel Merino, në minutën e 92-të.
Një fitore mjaft e rëndësishme për spanjollët në këtë rrugëtim të Kupës së Botës, por “Furia e Kuqe” futet edhe në histori. Kjo për shkak të ndeshjeve pa pësuar gol në Botëror.
Pikërisht me fitoren e pastër dhe minimale 1-0 ndaj Portugalisë, Spanja bëhet kombëtarja e parë që mban portën e paprekur në Kupë Bote për 6 ndeshje radhazi. Duket se Yamal me “shokë” e kanë marrë mjaft seriozisht këtë vit.
Spain are the first team in World Cup history to keep 6⃣ consecutive clean sheets ????
— LiveScore (@livescore) July 7, 2026
Possession is the best form of defence ???? pic.twitter.com/Kh7nH8joLY
