Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

BOTËRORI 2026/ Argjentina e Messit kërkon “kokën” e Egjiptit, duel i “zjarrtë” edhe për Zvicrën e dy shqiptarëve

Shkruar nga NEWSPORT
BOTËRORI 2026/ Argjentina e Messit kërkon “kokën” e
Argjentina - Zvicra

Pas duelit në orët e para të mëngjesit mes Amerikës dhe Belgjikës, përfunduar me rezultatin 1-4 në favor të këtyre të fundit, në mbrëmje priten dy përballje tejet interesante sa i takon 1/8-tave.

Fillimisht, do të jetë Argjentina që do të zbresë në fushë për sfidën ndaj Egjiptit. Takimi do të nisë në orën 18:00 dhe do të luhet në stadiumin “Mercedez Benz”.

Me udhëheqësin në sulm, Leo Messin, “Albicelestet” janë më të uritur se kurrë për vazhdimësinë dhe trofeun e dytë radhazi, ndërsa në anën tjetër “faraoni” Mohamed Salah beson tek surprizat.

Katër orë më vonë, më saktësisht 22:00, ekrani do të “stampojë” një duel të zjarrtë, atë mes Zvicrës dhe Kolumbisë.

Skuadra në të cilën luajnë dhe dy mesfushorët shqiptarë, Granit Xhaka dhe Ardon Jashari, do synojë me çdo kusht kalimin në turin tjetër. Edhe amerikano-latinët në anën tjetër nuk do të bëjnë pas, duke shfrytëzuar potencialin e Luiz Diazit me shokë.

 

Poll

Lexo gjithashtu