Legjenda e Brazilit, Ronaldo “Fenomeni” nuk e ka “përtypur” dot lehtë disfatën që në fazën e 1/16-ave nga “Seleçao” në Kupën e Botës ndaj Norvegjisë, e humbur 1 – 2. Ish-sulmuesi e ka vendosur “gishtin” te trajneri Carlo Ancelotti dhe sulmuesi Vinicius.
“Duhet të jem i sinqertë, mendoj se ky eliminim nis që nga vendimet e marra në stol. Carlo Ancelotti është një nga trajnerët më të mëdhenj në histori, por së fundmi gaboi në shumë gjëra.
Ende nuk e kuptoj pse Joao Pedro nuk u ftuar fare; ai pati një sezon të jashtëzakonshëm dhe Brazili kishte nevojë për një sulmues ndryshe.
Pastaj shikon Endrick, sa herë që futej në lojë sillte energji dhe paparashikueshmëri, e megjithatë e kaloi pjesën më të madhe të Botërorit në stol. Nuk e kuptoj dot!
Edhe Vinicius duhet të marrë përgjegjësitë e tij. Ne e dimë sa i talentuar është, por ky nuk ishte një Botëror i mirë për të. Nuk u duk aspak si ai lojtari që dominon me klubin e tij. Kur Brazilit i duheshin yjet e tij më të mëdhenj, ai kurrë nuk arriti ta impononte veten.
Norvegjia e meritoi fitoren, ishin të organizuar dhe Haaland na ndëshkoi çdo gabim. Por Brazili e ndihmoi vetë duke marrë vendime të gabuara ende pa nisur ndeshja.
Në këtë nivel, gabimet e stolit të nxjerrin nga Botërori. Ajo fanelë kërkon më shumë dhe gjithsecili duhet të pranojë përgjegjësinë për këtë kthim të parakohshëm në shtëpi”, ishin fjalët e Ronaldo “Fenomenit”. Precedenti i fundit që Brazili ka fituatr Kupën e Botës përkon me protagonistin në fjalë, 2002.
