Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

VIDEO/ Duke qarë me dënesë dhe lutjet drejt Zotit, Neymar e mbyll pa lavdi te Brazili

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Duke qarë me dënesë dhe lutjet drejt Zotit, Neymar e mbyll
Neymar

“Unë u përpoqa. U mundova. Filloi këtu në stadiumin MetLife dhe përfundova këtu. Tani ka mbaruar”, fjalët e sulmuesit Neymar, i cili i jep fund rrugëtimit me përfaqësuesen e Brazilit.

Pas sinjalizimit për përfundimin e ndeshjes Brazil – Norvegji, 34-vjeçari nuk mundi t’i mbajë lotët, duke qarë me dendësi dhe lutjet drejt Zotit. Ndonëse u “projektua” në vitin 2014 si pasuesi i Peles te “Seleçao”, rezultoi i tillë vetëm në “letër”.

Dëmtimet e shpeshta bën që sulmuesi amerikano-latin të kishte ulje-ngritje, duke humbur formën. Me Brazilin, Neymar, numëron 130 ndeshje, e përkthyer me 80 gola, 59 asiste, ndërsa suksesi më i madh përkon me medaljen e artë në “Lojërat Olimpike” 2016.   

 

 

Poll

Lexo gjithashtu