Emiljano Musta
Emiljano Musta do të largohet nga Elbasani. Anësori i majtë i ka dhënë ditën e sotme lamtumirën klubit “verdheblu”, teksa 34-vjeçari i ka falenderuar me anë të një postimi në rrjetet sociale.
“Faleminderit Elbasani, ishte kënaqësi dhe privilegj të përfaqësoja dhe udhëhiqja ngjyrat e qytetit tim të lindjes në 2 sezone fantastike që kaluam së bashku”, ka shkruar Musta në rrjetet sociale.
Tashmë e ardhmja e Mustës dihet. Siç raportoi dje “Newsport.al”, anësori i majtë që bën rolin e mbrojtësit më së shumti, do të transferohet te Vllaznia, madje ditën e djeshme ka firmosur.
Poll

