Elbasani do të përballet me BATE Borisov, në kuadër të raundit të parë kualifikues të Conference League, sfidë e përcaktuar për t’u zhvilluar të martën në orën 20:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.
Për këtë duel, që përkon dhe sfidën e parë europiane që do të luajnë nënkampionët e Superiores, klubi ka dalë me një njoftim në rrjetet sociale, ku përcjellin informacionin mbi biletat.
Më e lira varion në 200 lekë të rinj në tribunën C, ndërsa të tjerat variojnë nga 300 lekë të rinj (tribunat E, D dhe F) si dhe ajo e miqve që përkon me tribunën G3 shkon në 500 lekë të rinj.
Sa i përket tribunave të tjera, ajo A dhe B kanë çmimin e biletave 1000 lekë të rinj, tribuna B3 2000 lekë të rinj dhe ajo VIP 3000 lekë të rinj.
