Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Dhuratë “bombë” për Edlir Tetovën, Teuta prezanton edhe Bajramin

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Dhuratë “bombë” për Edlir Tetovën,
Edlir Tetova

Geraldo Bajrami është futbollisti më i ri i Teutës. Siç raportoi “Newsport.al” pak ditë më parë, mesfushori 26-vjeçar vendosi të mbyllte aventurën në Angli, për të nisur një të re në “Abissnet Superiore”.

Kujtojmë se Bajrami e ka zhvilluar gjithë karrierën e tij në Angli, ku është aktivizuar me skuadra si Birmingham, Solihull Moors, Kidderminster, Notts Counti, Butron Albion dhe Craëley. Kryesisht, ekipet kanë qenë të ligës së 3-të angleze, ku ka luajtur si mesfushor difensiv, por edhe mbrojtës.

“Mirë se vjen, Geraldo Bajrami! KF Teuta ka kënaqësinë të zyrtarizojë afrimin më të ri në skuadër, qendërmbrojtësin Geraldo Bajrami. Klubi i uron Geraldos mirëseardhje në Durrës dhe shumë suksese me fanellën blu”, shkruan ndër të tjera klubi durrsak.

 

Poll

Lexo gjithashtu