Mario Gjata kur ishte pjesë e Egnatias
Mario Gjata nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Skënderbeut. “Newsport.al” mëson se sulmuesi 25-vjeçar dhe klubi korçar kanë rënë dakord për t’i dhënë fund bashkëpunimit mes tyre.
Kujtojmë se Gjata u bashkua me “bardhekuqtë” në shtator të vitit 2025, por aventura mbyllet këtu dhe sulmuesi del lojtar i lirë. 25-vjeçari mori pjesë në 21 ndeshje me fanellën e korçarëve, duke shënuar 2 gola e asistuar në një tjetër.
Ndërsa në të shkuarën, Mario Gjata ka luajtur me ekipe si Apolonia, Dinamo, Teuta, Bylis dhe Egnatia. Pikërisht me këta të fundit, sulmuesi ka fituar titullin kampion në Superiore, në sezonin 2023/2024. /Nikoll RAJTA/
Poll
