Dinamo
Dinamo ka njoftuar se do të përballet sërish me ekipin e Strugës, në kuadër të miqësores, e cila vlen si “test” për përgatitje për sezonin e ri.
Kryeqytetasit kanë vendosur në dakordësi me maqedonasit për të zhvilluar një tjetër duel, pas atij të së shtunës që përfundoi me shifrat 3-2 në favor të “bluve” të kryeqytetit.
Ndeshja është e përcaktuar për t’u luajtur të mërkurën në orën 17:00, në stadiumin “Biljanini Izvori” të Ohrit.
Një tjetër përplasje në horizont në nivel pankinash, ku trajnerët Ilir Daja dhe Bledi Shkëmbi do të sfidojnë njëri-tjetrin dy herë brenda pak ditëve.
View this post on Instagram
Poll
