“Newsport.al”, mëson se mesfushori shkodran Eridon Qardaku ka vendosur të ushtrojë opsionin e rinovimit të kontratës me Dinamon edhe për një vit tjetër, çka do të thotë se 25-vjeçari do të qendrojë minimalisht me “blutë” e kryeqytetit deri në verën e vitit 2027.
Kjo qasje, i jep qetësi trjanerit Ilir Daja në fazën ofensive, ndërsa ndeshjen e parë me Astanën në Conference League po afron. Qardaku ka dalë nga akademia e Vllaznisë, e ku ka luajtur me ta deri në U-19 dhe më pas kaloi te Bylis, vera e vitit 2019.
Në 2023, mesfushori iu bashkua Vorës, ndërsa prej 2024, bën pjesë te kryeqytetasit e Dinamos. Vlera e Eridon Qardaku sipas “Transfermarkt” është 250 mijë euro, më e larta në karrierë për 25-vjeçarin.
