Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Elbasani “fshin” nga kujtesa humbjen e papritur në miqësore, nën “lupën” e nënkampionëve marrin vlerë vetëm... debutuesit

Shkruar nga NEWSPORT
Elbasani “fshin” nga kujtesa humbjen e papritur në
Elbasani

Elbasani u mposht në miqësoren përballë Deciq, në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri.

Verdheblutë pranuan 3 gola dhe zhvilluan një paraqitje jo fort bindëse, kur dimë që në prag është edhe ndeshja e rëndësishme në Conference League, përballë BATE Borisov.

Megjithatë, si duket, nënkampionët zgjedhin të mos ndikohen shumë prej rezultatit që prodhoi ai “test”, ndërsa këtë radhë ata vijnë me postimin e “debutuesve”.

Bëhet fjalë për lojtarët e rinj të afruar si Ardit Nikaj, Ruben Hebaj, Joan Epitaux, Ledjo Tresa, Edoly Lokukit, si dhe dy futbollistëve të afruar nga Vora në formën e huazimit si Bernard Karrica dhe Marjo Bajramaj.

Tashmë, për Elbasanin, takimi i radhës merr vlerën maksimale pasi përballë bjellorusëve do tentojnë të bëjnë një paraqitje dinjitoze, pse jo, për të kapur edhe raundin pasardhës.

Poll

Lexo gjithashtu