Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Rikthim në Superiore me pretendime të mëdha, Laçi “mësyn” në Superligë për goleadorin e ri

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Rikthim në Superiore me pretendime të mëdha, Laçi
Laçi

Sezonin e kaluar e mbyllën në vendin e parë në Kategorinë e Parë, objektiv që konfirmoi dhe ambiciet e Laçit për të bërë një rikthim të madh në Superiore për sezonin e ri 2026/27.

Në dispozicion të këtij projekti ambicioz, skuadra e laçit ka kryer edhe afrimin e parë në sulm. Fjala është për Sokol Kiqina, i cili vjen nga Dinamo e Ferizajt në Superligën e Kosovës, ku në këtë edicion që lamë pas i shënoi plot 17 gola.

24-vjeçari shihet me shumë perspektivë për repartin ofensiv dhe për bardhezinjtë ky transferim i jep një tjetër shtysë laçianëve për të nisur Superioren me një “armatë të frikshme”.

POSTIMI: 

"KF Laçi ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e parë që i bashkohet ekipit bardhezi përpara nisjes së sezonit të ri. Klubi ynë ka arritur akordin me sulmuesin 24-vjeçar nga Kosova, Sokol Kiqina.

Pas eksperiencës tek ekipi i KF Dianmo Ferizaj ku shënoi 17 gola në total, Kiqina vesh fanellën bardhezi duke u bërë kështu përforcimi ynë më i ri.

KF Laçi i uron suksese në këtë aventurë të re!"

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Poll

Lexo gjithashtu