Besa e Kavajës
Besa e Kavajës ka ardhur me një njoftim të rëndësishëm sa i takon datës së planifikuar për rikthimin në fushë, me qëllimin përgatitjet për sezonin e ri në Kategorinë e Parë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Besa shkruan se do të jetë data 1 korrik, dita kur futbollistët do të grumbullohen për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit Gugash Maganit.
Kavajasit janë pretendentë seriozë për të siguruar edhe ngjitjen në “Abissnet Superiore” sezonin e ardhshëm 2027/2028, pasi kujtojmë se me formatin e ri të njoftuar nga FSHF-ja, kampionati shqiptar në këtë edicion do të zgjerohet në 12 të tilla.
View this post on Instagram
Poll
