Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

ZYRTARE/ Sezon negativ në Superiore, portieri braktis ekipin shqiptar dhe firmos me rumunët

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Sezon negativ në Superiore, portieri braktis ekipin shqiptar dhe
Ionut Gurau

Ionut Gurau nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Bylisit. Portieri 27-vjeçar ka vendosur të mbyllë aventurën në Superiore, për t’u rikthyer në vendlindjen e tij, Rumani.

Klubi i ri i Gurau do të jetë Botosani. Është vetë klubi rumun që në rrjetet sociale ka njoftuar arritjen e transferimit të gardianit nga Bylisi. Kujtojmë se aventura e rumunit në Ballsh zgjati vetëm 6 muaj.

27-vjeçari u bashkua me Bylisin në janar të këtij viti, nga Unirea Slobozia. Ai mori pjesë në katër ndeshje mes kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë, duke pësuar një total prej 8 golash.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FC Botoșani Official (@fcbotosani)

Poll

Lexo gjithashtu