Pogradeci
Pogradeci vazhdon të ruajë të njëjtën ambicie, ngjitjen në “Abissnet Superiore”, objektiv për të cilin kanë qenë shumë pranë në dy vitet e fundit.
Edhe pse do t’ia nisin sërish nga Kategoria e Parë, liqenorët kanë nisur nga puna për të fuqizuar kontigjentin e skuadrës, duke realizuar afrime me qëllim rritjen e cilësisë.
Siç raportojnë media në Kosovë, bëhet e ditur se është arritur akordi me sulmuesin e krahut Uetuuru Kambato si dhe me mesfushorin Romeu Kasume. Të dy këta futbollistë kanë qenë pjesë e Lirisë së Prizrenit dhe pritet t’i bashkohen Pogradecit në ditët në vijim.
Poll
