Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

EKSKLUZIVE/ Ka fituar titullin kampion në Superiore, ish-sulmuesi i Vllaznisë pranë klubit pretendent

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ Ka fituar titullin kampion në Superiore, ish-sulmuesi i
Silvio Zogaj kur ishte pjesë e Vllaznisë

Pogradeci ka nisur menjëherë punën, pasi për të dytin vit radhazi nuk ia doli të siguronte Superioren, edhe pse u afrua dy herë deri në “play-off”. Mirëpo, klubi liqenor ka nisur merkaton, për të vazhduar përsëri të njëjtin mision sezonin e ardhshëm.

Burime për “Newsport.al” raportojnë se Silvio Zogaj është shumë pranë firmës me klubin e Pogradecit. Ish-sulmuesi i Vllaznisë ka vendosur të mbyllë aventurën e tij me Lirinë e Prizrenit, për të nisur një të re në Kategorinë e Parë, pikërisht me Pogradecin.

28-vjeçari është një njohës mjaft i mirë i futbollit shqiptar, pasi ka luajtur me ekipe si Besëlidhja, Vllaznia, Luftëtari, Laçi, Kastrioti, Flamurtari, Erzeni dhe Teuta. Madje me këta të fundit ka fituar titullin në Superiore, në sezonin 2020/2021.

Poll

Lexo gjithashtu