Meksikë – Afrikë e Jugut do të jetë përballja që do të çelë siparin e Kupës së Botës 2026. Ndeshja e përcaktuar për t’u zhvilluar në stadiumin “Mexico City”, të enjten e datës 11 qershor, do të luhet në orën 21:00.
Pikërisht, kjo përballje mund të tingëllojë si “deja vu”, pasi të dyja këto skuadra do të hapin për herë të dytë turneun më të rëndësishëm të globit, njëjtë siç ndodhi në Botërorin e vitit 2010.
Asokohe, ndeshja mes tyre përfundoi në barazimin 1-1, teksa trofeun e fitoi Spanja pasi mposhti në finale Hollandën, minimalisht 1-0 falë golit të shënuar nga Andres Iniesta.
Edhe këtë edicion, përsëritet i njëjti skenar ku ndeshjen hapëse do ta luajë vendi organizator, pra Meksika përballë Afrikës së Jugut, teksa në anën tjetër, Spanja vjen si një prej favoritëve për të fituar kupën më të lakmuar në kontinentin e vjetër.
