Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Vlen plot 100 mijë euro, sulmuesi i Korabit merr ftesën nga kombëtarja

Shkruar nga NEWSPORT
Vlen plot 100 mijë euro, sulmuesi i Korabit merr ftesën nga
Korabi

George Wallace do të jetë pjesë e Kombëtares së Libanit për ndeshjet miqësore ndaj Sierra Leones. Sulmuesi i cili aktivizohet për klubin e Korabit në Kategorinë e Parë është thirrur nga ekipi i parë, pasi më herët është aktivizuar nga moshat U-21.

Ky lajm ka sjellë dhe reagimin e vetë dibranët të cilët shkruajnë se kjo thirrje vjen si një moment krenarie për klubin, teksa i uron dhe suksese lojtarit me fanellën e kombëtares.

Me Korabin, Wallace luajti gjithsej 31 ndeshje duke shënuar vetëm 1 gol dhe dhuruar 2 asiste. Më herët, ai ka veshur fanellën e Apolonisë së moshave U-21. 

POSTIMI: 

"Një moment krenarie për klubin tonë!

Lojtari i Korabit, George Wallace, është grumbulluar zyrtarisht nga Kombëtarja e Liberisë për ndeshjet miqësore ndërkombëtare ndaj Sierra Leones. Wallace ka qënë më pjesë pjesë e ekipit kombëtar të Liberisë U20, teksa tani është thirrur për të përfaqësuar ekipin e parë.

Një arritje më se e merituar, fryt i punës, përkushtimit dhe paraqitjeve të tij gjatë sezonit.

Të urojmë suksese me fanellën e kombëtares, George!"

Poll

Lexo gjithashtu