Fatmir Prenga është futbollisti më i ri i Besës së Kavajës. Sulmuesi 25-vjeçar vendosi të mbyllte aventurën e tij me Vorën, ndërsa pak ditë pas largimit ka gjetur skuadrën e re.
Duke qenë se Prenga ishte pa ekip, klubi kavajas nuk ka shpenzuar për ta bërë sulmuesin pjesë të organikës. Ndërsa njoftimi erdhi nga vetë klubi i Kategorisë së Parë, në rrjetet sociale.
“Fatmir Prenga verdhezi! Ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshjen me sulmuesin Fatmir Prenga, i cili bashkohet me ne për aventurën e re në futbollin shqiptar”, shkruan ndër të tjera Besa.
Kujtojmë se karrierën e tij, Prenga e ka nisur tek skuadra e Laçit. Më vonë, përveç se me Vorën, 25-vjeçari është aktivizuar me Erzenin dhe ekipin e Tiranës.
View this post on Instagram
