Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Pranë largimit nga Bylisi, feston sot Mirel Josa

Shkruar nga NEWSPORT
Pranë largimit nga Bylisi, feston sot Mirel Josa
Mirel Josa

Sot është një ditë e veçantë për trajnerin Mirel Josa, i cili feston ditëlindjen e tij të 64-të.

Kjo ditë e shënuar, vjen në një pikë tejet të rëndësishme për të ardhmen e teknikut, i cili është ende në bisedime me Bylisin për të sqaruar pozicionin për sezonin e ri.

Ballshiotët do të luajnë në Kategorinë e Parë në edicioni 2026/27 dhe do të provojnë rikthimin në elitë. Gjithçka do të mësohet në ditët në vazhdim, nëse drejtuesit do t’i besojnë sërish “frerët” e skuadrës një prej trajnerëve më të suksesshëm në kampionatin shqiptar, apo do të shohin për alternativa.

Me Josën në stol, Bylisi numëroi 10 fitore, 11 barazime dhe 17 humbje, ecuri kjo që e penalizoi për mbijetesën. Kujtojmë se më herët, Josa ka drejtuar dhe emra me peshë në elitën e futbollit shqiptar si Vllaznia, Tirana, Skënderbeu, Teuta, Laçi si dhe në Superligën e Kosovës me Besën, Prishtinën, Suharekën dhe Vëllazënimin. 

Poll

Lexo gjithashtu