Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

ZYRTARE/ Kërkojnë me ngulm Superioren, klubi verior rikthen ish-mbrojtësin e Partizanit

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Kërkojnë me ngulm Superioren, klubi verior rikthen
Patrik Fetaj

Ekipi i Besëlidhjes, përmes postimit në rrrjetet sociale, ka zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit Patrik Fetaj. “Patrik Fetaj rikthehet me Besëlidhjen! Mbrojtësi 28 vjeçar vesh sërish fanelën tonë pas eksperiencave me klube si Partizani, Dinamo dhe Burreli”, shkruan klubi i Kategorisë së Parë.  

Për 28-vjeçarin, ku është një rikthim te skuadra lezhjane, pas aventurës mes viteve 2018-2022. Mediumi “Newsport” e kishte paralajmëruar një rikthim për Fetajn para disa ditësh dhe tashmë gjithçka është finalizuar me sukses.

Në të shkuarën, pukjani ka luajtuir me moshat e Partizanit, ndërsa ka djerësitur edhe fanelën e Dinamos, sezoni 2022-2023. Në edicionin që lamë pas, Besëlidhja siguroi ngjitjen në Kategorinë e Parë, ndërsa ambicia dhe projekti serioz ka mision të qartë, Superioren.  

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF Beselidhja (@kfbeselidhja1930)

   

Poll

Lexo gjithashtu