Ky sezon rezultoi zhgënjyes për Bylisin që do të provojë rikthimin në Superiore, pasi në edicionin e ardhshëm do të luajë në Kategorinë e Parë.
Sakaq, teksa ballshiotët po bëjnë planet për të nisur me përgatitjet, faqja zyrtare e klubit ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale, aty ku njofton se 4 lojtarë janë grumbulluar me Kombëtaret respektive, mes të cilëve 3 me Shqipërinë e moshave.
Aboubacar Camara është i ftuar nga Kombëtarja e Nigerisë, teksa Fabjan Përndreca dhe Aurel Marku do të jenë pjesë e Kombëtares U-21. Po ashtu, edhe Petro Marku është ftuar nga Shqipëria U-17.
POSTIMI:
"FK Bylis ka kënaqësinë të njoftojë se disa lojtarë të skuadrës sonë janë grumbulluar nga përfaqësueset e tyre kombëtare:
• Camara është grumbulluar nga Kombëtarja e Nigerit për ndeshjet miqësore kundër Mauritanisë (05/06) dhe Botsvanës (09/06).
• Perndreca dhe A. Marku janë ftuar nga Shqipëria U21 për ndeshjet miqësore kundër Sllovenisë (05/06, 20:15) dhe Italisë (08/06, 18:15), në kuadër të përgatitjeve për kualifikueset e Euro U21 2027.
• P. Marku është ftuar nga Shqipëria U17 për ndeshjet kundër Letonisë (03/06, 17:00) dhe Ukrainës (09/06, 17:00), të vlefshme për kualifikueset e Euro U17.
Klubi ynë u uron suksese dhe paraqitje dinjitoze me fanellën e Kombëtareve!"
