Arlind Ajeti, Ylber Ramadani, Alen Sherri dhe Berat Gjimshiti
Kombëtarja shqiptare zhvilloi miqësoren e parë përballë Izraelit në “Air Albania”, e cila përfundoi me humbje 0-1.
Një ditë pas këtij testi miqësor, ka reaguar portieri Alen Sherri përmes një postimi të bërë në rrjetin e tij social në Instagram.
Gardiani i portës kuqezi luajti ndeshjen e tij të dytë dhe të parën si titullar, duke bërë një paraqitje tepër pozitive në skuadrën e drejtuar nga trajneri Rolando Maran.
POSTIMI:
“Dje kisha nderin dhe krenarinë të vesh fanellën e Kombëtares së Shqipërisë për herë të parë si titullar. Një moment që nuk do ta harroj kurrë.
Faleminderit të gjithëve për mbështetjen!”
View this post on Instagram
Poll
