Shqipëria është mposhtur nga Luksemburgu, në takimin e vlefshëm në kuadrin e miqësores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi në favor të miqve, 0-1. Pas këtij takimi ka folur edhe sulmuesi Taulant Seferi.
“Nga aspekti personal? Padyshim që jam ndjerë shumë i lumtur kur mora ftesën, por i mërzitur që i humbëm këto ndeshje.
Ndryshimi mes Maran dhe Sylvinhos? Po, ndryshimi është se trajneri do më shumë me luajë më shumë me topin, do shumë kohë që ta ushtrojmë dhe kemi pasur mangësi. Por me kalimin e kohës do ta përmirësojmë.
Mbrojtës i djathtë? E vërtetë, edhe në fillim të javës e kam bërë në stërvitje. Nëse trajneri më sheh në këtë pozicion, jam i gatshëm për të qenë edhe aty.
Ku mund të luash më mirë? Kam shumë dëshirë të provoj thellësinë. Edhe aty ku po luaj te klubi im, jam ndjerë shumë mirë", tha Seferi.
