Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Një rrugëtim që vazhdon…”, FSHF “krenohet” me kapitenin Berat Gjimshti, por listës HISTORIKE i prin… Elseid Hysaj (POSTIMI)

Shkruar nga NEWSPORT
“Një rrugëtim që vazhdon…”, FSHF
Kombëtarja shqiptare

Edhe pse duhen edhe 3 muaj që Kombëtarja shqiptare të rikthehet në fushë për ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve përballë Bjellorusisë, sfidë e cila do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, më 26 shtator, FSHF ka ardhur me postimin e radhës në rrjetet sociale.

Këtë herë, faqja e federatgës ka publikuar një statistikë tejet interesante, ku shihet renditja e lojtarëve me më së shumti paraqitje me fanellën kuqezi, pjesë e së cilës në top 10-she është dhe kapiteni Berat Gjimshiti me 73 prezenca.

Mbrojtësi i qendrës është në të njëjtat pozita me ish legjendat e kombëtares si portieri Foto Strakosha dhe mbrojtësin e krahut të majtë Ansi Agollin, ndërsa listës i prin shoku i tij i skuadrës, Elseis Hysaj me 100 të tilla, shifër kjo e arritur në ndeshjen miqësore me Lituaninë, e humbur 0-1.

“Një rrugëtim që vazhdon…”, shkruan FSHF. Një arsye më shumë për të treguar të gjithë emocionin dhe krenarinë për futbollistët që kanë lënë gjurmë në historinë e Shqipërisë, sa herë kanë zbritur në fushën e blertë.

Poll

Lexo gjithashtu