Në prag të ndeshjes Shqipëri – Luksemburg, në kuadrin e miqësores, ka folur para mediave trajneri i ri i Kombëtares, Rolando Maran.
Sa ju ka vlejtur ndeshja e parë për të ndryshuar diçka në skuadër?
Mendoj se janë bërë disa gjërë mirë dhe disa jo aq mirë. E prisja. Rreth 20 ditë që jam bërë trajneri i Kombëtares. U njoha me lojtarët dhe Kombëtaren.
Por është ndryshe kur i stërvite dhe ke komunikim më ata. Kjo e ndryshon çdo gjë. E gjitha kjo është një rrugëtim. Mungesa e goditjeve në portë? Kemi pasur 3-4 goditje të rrezikshme, por na ka munguar precizioni.
Në momente të caktuara kur ishim ofensivë, kemi gabuar në mbulim. Duhet të ekulibrohemi dhe të spostohemi si skuadër. Të fokusohemi në elemtët taktikë.
Pas humbjes me Izraelin në debutim, çfarë do shohim kundër Luksemburgut dhe a është i gjithë ekipi gati?
Sigurisht që ka disa gjëra që duhet të ndryshojmë. Në momentin kur ushtrojmë presion lart, nuk duhet të kemi hapësira, pra ekuilibrim. Kemi shumë vlera në ekip. Besoi se përmirësimi do të vijë shumë shpejtë.
Këto 3-4 ditë jemi kuptuar mirë dhe besojmë se do e gjejmë gjuhën e përbashët. Nuk ka kundërshtarë të lehtë, por duhet të hyjmë në fushë dhe me impenjim të madh.
Ndeshje kyçe për sfidat e shtatorit. Lojtarët? Uzuni është ushtruar dhe do të jetë gati. Kurse Anis Mehmeti nuk do të jetë në dispozicion për shkak të gjendjen gribale.
Futbollisti që ju ka imprsionuar më shumë dhe roli i Luis Hasës në fushë?
Nuk dua të përmend emra, por t’i referohem skuadrës për punën. Hysaj ka një numër rekord ndeshjesh, pra eksperiencën dhe për atë çka ka dhënë, duke rritur këtë skuadër.
Lojtarët janë treguar shumë profesionistë dhe të gatshëm për të ndihmuar ekipin. Të bësh kaq shumë paraqitje për skuadrën. Hysaj dhe shumë lojtarë të tjerë, duhen komplimentuar.
Përsa i takon Luis Hasës, të jetë i përfshirë në pozicionin ku mund ta ketë më të lehtë qarkullimin, se sa në krah. Ndoshta njëgjysmë mesfushor. Do duhet të punojmë akoma më shumë me të, pasi është hera e parë te Kombëtarja.
Në krahasim me Sylvinhon, ju ndërmorët disa ndryshime në lidhje me lojtarë specifik, çfarë përgjigjet morët pas këtij vendimi dhe paraqitjet e tyre kundër Izraelit?
Kemi nevojë për hapësirë dhe për të kuptuar se si mund të zhvillohemi më tej, sikurse roli i tyre. Ky test do më shërbej shumë mirë edhe në varësi të karakteristikave të ndyrshme që kanë lojtarët dhe rolin që mund të kenë më të përshtatshëm. Më pas vjen Liga e Kombeve.
Çfarë nuk shkoi pas golit të pësuar dhe cilat ishin pikat negative?
E keni parë edhe ju gjërat që nuk shkuan mirë në ndeshjen e kaluar, sidomos në mbulim. Në fazën ofensive ishte hera e parë që kërkuam të mbulonim më shumë hapësirë. Besoj se kemi qenë edhe efikas në disa raste, të cilën e kemi aplikuar në stërvitje. Dëshira për të barazuar pas golit të pësuar, bëri që ne të humbisnim pak ekuilibrat, duht ta përmirësojmë në vazhdim.
A bindi portieri Alen Sherri dhe a mund të jetë titullar në vijim. A mund të kemi ndryshim në emra kundër Luksemburgut?
Sherri bëri ndeshje shumë të mirë, ku ndaloi shumë raste të rrezikshme. Mund të ketë mundësi për të luajtur nesër. Lojtarë të rinj kundër Luksemburgut?
Nuk dua ta zbuloi para ndeshjes, sepse dua t’i jap një llojë vazhdimësi. Sigurisht që do të ketë disa ndryshime. Gjithmonë në kuadrin e provimit të gjërave për këtë sfidë dhe vazhdimësinë në vigjilje të shtatorit.
